Vlora Çitaku/ Albin Kurti nuk di, ai mbanë vetëm Dersë si në Xhami
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka akuzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas saj, është i paditur për të qeverisur me Kosovën.
Më tej, Çitaku e ka pretenduar se Kurti mban vetëm ligjërata dhe nuk dëshiron të punojë.
“Kosova e ka një Kryeministër që do me mbajtë ders, po që nuk di, e qe besa as nuk do me qeverisë. Kaq për të dhe qeverisjen Kurti”, ka shkruar Çitaku në Facbook.
Vlora Çitaku ka qenë ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por tani, Çitaku është nënkryetare e partisë opozitare, PDK-së.