Vlora Çitaku: Nuk jemi fontanë dëshirash “Nuk i komentojmë dëshirat e Kurtit”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku pas dështimit për të 19-në herë të seancës konstituive i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të reflektojë dhe të zhbllokojë situatën në mënyrë që të konstituohen insitutcionet.
Çitaku para mediave tha se nuk i komentojnë dëshirat e deputetit Kurti, pasi sipas saj, PDK vlerëson realitetin politik në Kuvend.
I bëjmë thirrje deputetit Kurti që të reflektojë, të zhbllokojë situatën në mënyrë që institucionet të konstituohen… PDK ka qenë jashtëzakonisht e përgjegjshme dhe konstruktive dhe po mundohemi të bëjmë çdo gjë në funksion të zhbllokimit…”, tha ajo
Deputetja e PDK-së u pyet nga gazetarët edhe për deklaratat e Kurtit të një dite më parë.
“Ne nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti… Ne e vlerësojmë realitetin politik në Kuvend, nuk e ka shumicën parlamentare, i bëjmë thirrje të reflektojë, të ndërrojë kandidatin dhe të ecim tutje”, tha ajo.k.net