Vrasja e Liridona Ademajt, E raportuar fillimisht si grabitje e armatosur, vrasja e Liridona Ademajt mori kthesë tjetër pak ditë më vonë.
Fund nëntorin e 2023 opinioni në Kosovë u tronditë me një nga vrasjet më të rënda viteve të fundit.
E raportuar fillimisht si grabitje e armatosur, vrasja e Liridona Ademajt mori kthesë tjetër pak ditë më vonë.
Naim Murseli, bashkëshorti i saj u arrestua nën dyshimet se kishte organizuar e madje edhe paguar dorasin për vrasjen e saj.
Murseli së bashku me bashkëpunëtorët e tij, gjatë javës së ardhshme do nisin shqyrtimin kryesor në Gjykatën Themelore të Prishtinës, meqë aktakuza e ngritur ndaj tyre kaloj të gjitha filtrat e gjyqësorit.
Familja e Liridona Ademajt, presin që ky rast të trajtohet me prioritet dhe që në fund të ketë epilog meritor.