Vuçiqi e di se çizmja serbe më nuk do të shkelë në Kosovë
Politikanët në Kosovë duhet të jenë të bashkuar në ndërtimin e një pozicioni më të fuqishëm në tryezën e bisedimeve me Beogradin, thotë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Në procesin e dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kamberi thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po tenton të fitojë kohë meqë, sipas tij, ai e di që zgjidhja e procesit në fund do të jetë “e pafavorshme” për të. Megjithatë, sipas Kamberit, lidershipi atje tashmë e di se “çizmja serbe më nuk do ta shkelë Kosovën”.
Kamberi thotë se presidenti i Serbisë po tenton të minimizojë fajësinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.
Mbi 13 mijë civilë të vrarë, mbi 20 mijë të përdhunuar seksualisht, mbi 6 mijë të zhdukur – prej tyre rreth 1.600 vazhdojnë të jenë të pagjetur, e më shumë se 800.000 persona të zhvendosur gjatë luftës së viteve në 1998-1999 në Kosovë. Serbia vazhdon t’i mohojë krimet që i ka kryer në Kosovë.