Zëri i Luginës që kërkon drejtësi: “Frymojmë me Kosovën dhe Shqipërinë”

Në një kohë kur zhvillimet gjeopolitike në Ballkan janë më të ndjeshme se kurrë, zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk guxon të mbetet në heshtje. Zëri i një njeriu me përvojë, mendim dhe mision të qartë – Dashnim Hebibi, doktor i shkencave politike, gazetar e poet me mbi tri dekada përvojë në media, publicistikë dhe diplomaci të paqes.

Advertisement

Në një postim të ndjerë dhe të fuqishëm në profilin e tij në Facebook, Hebibi ka shprehur thellësinë e lidhjes shpirtërore e historike që shqiptarët e Luginës kanë me Kosovën dhe Shqipërinë – një lidhje që nuk është vetëm gjeografike, por gjak, kujtesë dhe kulturë.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjithmonë i kemi pasur sytë kah Kosova dhe Shqipëria. Ne frymojmë me to – me gjakun, kulturën dhe historinë tonë të përbashkët. Sa më shumë që të ketë Kosovë dhe Shqipëri në Luginën e Preshevës, aq më shumë do të mund t’i mbrojmë dhe t’i forcojmë shtyllat e kombëtarizmit, identitetit dhe traditave tona në këtë trevë.”

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *