Zgjedhjet e reja në Kosovë, apo riformatim i …

Profesori universitar, Prof.Dr. Fejulla Berisha, në një prononcim për ‘Bota sot’, thotë se ngërçi politik që ka mbërthyer Kosovën pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 ka ngritur një pyetje thelbësore për të ardhmen institucionale të vendit, a janë zgjedhjet e reja zgjidhja e vetme dhe më e mirë për daljen nga kjo krizë, apo do të na çojnë sërish në të njëjtin cikël bllokues?

Advertisement

Kosova nuk po përballet për herë të parë me pamundësinë për të formuar institucionet pas zgjedhjeve. Që nga viti 2010 e tutje, rastet e krizave post-zgjedhore janë bërë pjesë e zakonshme e jetës politike: në vitin 2014, kur u krijua “blloku opozitar” kundër PDK-së; në vitin 2017 pas zgjedhjeve të parakohshme; dhe në 2020, kur Qeveria Kurti I u rrëzua vetëm pas 52 ditësh në pushtet. Por ndryshe nga të kaluarat, ngërçi aktual ka një thellësi më të rrezikshme: asnjëra nga palët politike nuk po ofron zgjidhje institucionale apo kompromis real”, thekson ai.

Advertisement

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *